Parashikimi i motit në Shqipëri

08:23 | 26 Maj 2017
Arbresh.info

Kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë ku herë pas here vranësirat do të gjenerojnë shira të izoluar.

Më të përqendruara vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat malore lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme në zonat e ulëta dhe bregdetare duke lënë me vranësira dhe shira lokale zonat malore jugore – juglindore.

Parashikohet që edhe gjatë natës të mos ketë ndryshime të kushteve të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ndërsa maksimalet do të pësojnë 2 gradë rritje të tyre.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi juglindor dhe për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë. /albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme