Në ngjyrë blu, jeshile apo vjollcë, të përdrdhura e aspak të këndshme, venat merimangë, të ngjashme me variçet, mund të jenë të dhimbshme dhe shfaqen jo vetëm në këmbë si këto të fundit por edhe në fytyrë.
Në formë gjarpëruese apo si rrjetë merimange, venat janë shumë pranë shtresës së parë të lëkurës dhe nuk janë të ngritura si variçet.
Këto vena të zgjeruara shkaktohen nga një sërë faktorësh e këtu përfshijmë:
– Trashëgimia gjenetike
– Qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë (profesionet si: parukiere, infermierët, mësuesit, punëtorët e fabrikës etj.
– Obeziteti
– Ndikimet hormonale gjatë shtatzënisë, pubertetit dhe menopauzës
– Përdorimi i pilulave të kontrollit të lindjes
– Zëvendësimi hormonal i postmenopauzës (trajtimet me hormone)
– Mpiksjet e gjakut
Trajtimi i venave merimangë
Për fat te keq nuk ka asnjë mënyrë natyrale për të trajtuar këto vena, por disa metoda mjekësore mund t’i zhdukin një herë e përgjithmonë këto vena nga lëkura juaj.
– Skleroterapia, trajtimi me laser ,mbyllja me radiofrekuencave që fut një kateter në venë që e bën atë të zhduket dhe ndërhyrje kirurgjikale
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...
Haziri: Rikthimi i Trump mund të bëjë histori në Amerikë