Siç ishte bërë e ditur dhe më herët, Nokia 3310 tashmë është në shitje, rreth 17 vjet pas daljes së modelit origjinal.
Telefoni, i cili ka një kamera 2 Megapiksel dhe lidhje interneti 2.5 G, për të ofruar vetëm akses të kufizuar interneti shitet për 65 dollarë.
Bateria mendohet të ketë një jetgjatësi 22 orë kohë e folur, dhe gati një muaj jetagjatësi kur është në standby.
Një ekspert thotë se suksesi i saj varet se sa dëshirë kanë njerëzit të paguajnë për një pajisje “që rikthen nostalgjinë”.
“Për dikë si mua, është një ditë e madhe. Nëse këtë telefoni ia jep brezit të ri që është i varur nga Snapchat, sigurisht që do të ishte telefoni i gabuar”, komenton Ben Wood, konsulent teknologjik i ÇS Insight.
Wood vijon se po të shohësh shifrat e sotme ky lloj telefoni, pra pa aplikacione, është ende mjaft mirë në treg. “Ky është një version premium, prandaj pyetja ësthë se sa do të dëshironin njerëzit të paguanin për të?”, thotë Wood më tej.
“Interesi i treguar për këtë retro telefon, duket dhe në nivelin e lartë të paraporosistjes, dhe online është shitur një sasi e limituar”, thotë një shitës.
Pajisja e re u bë publike në kongresin botëror të celularëwe në Barcelonë, në muajin shkurt.
Mes viteve 2000-2005 Nokia prodhoi rreth 126 milionë pajisje të modelit origjinal 3310.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...