Sergio Ramos ka kërkuar nga Real Madridi të mos transferoj sensacionin e Monacos, Kylian Mbappe.
18-vjeçari ka shijuar një sezon të shkëlqyer te Monaco duke u bërë edhe njëri nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.
Ai ka vendosur edhe një rekord të paparashikuar evropian duke u bërë lojtari më i mirë që ka shënuar në katër ndeshjet e para në Ligë të Kampionëve. Reprezentuesi i Francës gjithashtu ka shënuar 15 gola në ligë për Monacon duke i ndihmuar atyre të sigurojnë titullin e parë pas 17 viteve.
Instinkti i tij vdekjeprurës para portës ka ngjallur interesim të madh te top klubet në Evropë, përfshirë Real Madridin dhe Manchester United.
Raporte të ndryshe pretendojnë se Reali dëshiron të sjell Mbappen në ‘Bernabeu’ dhe janë përpjekur për të siguruar madje shërbimet e tij duke ofruar sulmuesin Karim Benzema si shkëmbim. Por, Monaco i ka vendosur një çmim prej 130 milionë funta talentit të ri në mënyrë për të shmangur interesimin e madh të shprehur për të.
Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon se Ramos nuk dëshiron që të paguhet një tarifë e tillë për një futbollit aq të ri. Reprezentuesi spanjoll mendon se transferimi i lojtarit do të jetë një hap i rrezikshëm edhe pse është një lojtar mjaftë premtues, por shton çmimi i vendosur nga Monaco është i ekzagjeruar.
Kapiteni i klubit beson gjithashtu se ai nuk është ende në një nivel të duhur sa treshja e tyre në front e përbërë nga Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo.
Mbappe ka bërë 44 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon për Monacon dhe ka shënuar në përgjithësi 26 gola.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të