LDK do riformatim të dialogut me Serbinë

22:40 | 25 Maj 2017
Arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon vazhdim të dialogut duke e riformatuar atë. E faza e dytë sipas kandidatit për deputet në radhët e listës së këtij subjekti, Bardhyl Meta, është krijimi i grupit të unitetit.

Meta në Rubikon të KTV-së ka thënë se çështja e dialogut duhet të fuqizohet edhe në Kuvendin e Kosovës ngase kjo nuk është bërë deri tash.

Meta iu drejtua Liburn Aliut duke i thënë se LVV po ngjall paranojë karshi serbëve të Kosovës.

Sipas Metës kjo nuk është e drejtë si ndaj serbëve ashtu edhe ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët sipas tij, po vazhdojnë të mbesin të izoluar pikërisht për shkak të këtyre rrethanave./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme