Irani ka ndërtuar uzinën e tretë nëntokësore të prodhimit të raketave balistike, deklaroi gjenerali Amir-Ali Hadjizadeh, komandant i forcave hapësinore të Gardës Revolucionare.
“Do të zhvillojmë hap pas hapi kapacitetin tonë të mbrojtës dhe deklaroj sot se po ndërtojmë në vitet të fundit një uzinë të tretë nëntokësore për prodhimin e raketave”, u shpreh Hadjizadeh, pa dhënë më tej detaje, raportuan agjencia e lajmeve “Fars”.
Është hera e parë që Irani njofton se zotëron uzina nëntokësore për ndërtimin e raketave balistike. Në tetorin e 2015, televizioni iranian publikoi për herë të parë pamje të një baze nëntokësore e pajisur me raketave të llojeve të ndryshme. Në atë periudhë, gjenerali Hadjizadeh sqaronte se baza ndodhej rreth 500 metra nën toke për të qenë e mbrojtur nga sulme të mundshme armike.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...