Organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim të Prishtinës, u shënua “Dita Olimpike 2017”, që mbahet për nder të Ditës Olimpike Ndërkombëtare.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në aktivitetet e organizuara në sheshet “Skënderbeu” dhe “Zahir Pajaziti” morën pjesën mbi 2 mijë fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë (2008) së Republikës së Kosovës, dhe ky ishte edicioni i gjashtë.
Aktiviteti kryesor u mbajt në vrapim nga Hotel Grand deri te Teatri.
“Në konkurrencën e femrave vendin e parë e zuri Medina Fejza nga shkolla “7 Marsi”, i dyti vrapim 1 km, të dytin Erisa Abdullahu nga shkolla “Nëna Terezë” dhe të tretin, Medina Bilalli nga ‘Zenel Hajdini’”, thuhet në komunikatë.
Tek meshkujt, më i shpejti ishte Flamur Bulliqi nga Shkolla “Asim Vokshi”, kurse pas tij u renditën Erion Beha nga “Zenel Hajdini” dhe Ideal Gashi nga “Shkolla e Gjelbërt”.
Krahas tyre, me medalje organizatorët shpërblyen të gjithë fëmijët, të cilët njëherit u konsideruan kampionë.
Më pas, fëmijët performuan edhe në aktivitete tjera si: Karling, Frizbi, Tërheqje litari, Parkuer etj.
Ngjarja e sotme ndërlidhet më 23 qershorin e vitit 1894, Ditën e themelimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe vendimin për ringjalljen e Lojërave Olimpike Moderne.
Në aktivitete kontribut të çmueshëm dhanë edhe mbi 40 vullnetarë, të cilëve Komiteti Olimpik i Kosovës u është mirënjohës, sikurse arsimtarëve të Shkollave Fillore.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...