Google ADS

Analistët tregojnë se a mund të ketë tensione në këto zgjedhje

21:18 | 25 Maj 2017
Arbresh.info

Derisa 11 qershori po afrohet, për partitë politike kanë nisur edhe ethet e para për garën e madhe. Njohës të çështjeve politike në vend, ditën e zgjedhjeve e shohin në mënyra të ndryshme.

Profesori dhe sociologu, Fadil Maloku thotë se pret tensionime të matura, të menaxhuara dhe të improvizuara mirë.
“Duke u bazuar në parametrat social dhe ata politik nuk hetohet akoma një gjuhë e ashpër midis subjekteve, nuk e besojë që mund të ashpërsohet gjuha e “komunikimit”, as midis kandidatëve për kryeministër na ana e militantëve partiakë, as midis subjekteve përmes përfaqësuesve partiak në debatet televizive. Përjashtim, mund të bëjnë tri ditët e fundit, kur kandidatët dhe subjektet që do të dëshirojnë të mesazhojnë publikun e gjerë lidhur me agjentat e tyre, dhe me përshtypjet e ‘frymës’ së fundit për imazhin e tyre në “projektorët social”. Pra, pres tensionime të matura, të menaxhuara dhe padyshim të improvizuara”, ka deklaruar për Indeksonline Maloku.

Ndërsa, analisti Nexhmedin Spahiu thotë se për këtë datë do të ketë vjedhje masive të votave, por që do të kalojë njëkohësisht edhe pa incidente.

“Do të ketë vjedhje masive të votave, nuk besojë se do të ketë incidente të mëdha por do të karakterizohen me vjedhje masive. Vjedhjes nuk do të ketë kush t’i kundërvihet për shkakun që LDK me Isa mustafën është e paaftë me u organizu, dhe edhe në deklarata po përgatitet që të jetë opozitë. LDk vec është pajtuar me rolin e opozitës.”, ka thënë Spahiu në një prononcim për Indeksonline.

Sipas tij, është një garë e madhe, dhe se vjedhjen e votave nuk ka kush ta ndalojë.
“Është garë e ashpër dhe mendojë se do të ketë vjedhje masive, dhe nga ana tjetër Vetëvendosje nuk do të jetë aq e përgatitur sa të pengojë vjedhjen në këtë. Ndryshe ka qenë kur PDK, AAK, Nisma kanë qenë në anë të ndryshme dhe ata e kanë penguar njëri-tjetrin, në këtë mënyrë VV ka shërbyer si një faktor i cili i ka mobilizuar njërën palë për tjetrën”, ka shtuar Spahiu.

Për dallim nga Spahiu, ndryshe mendon Dardan Gashi.

Analisti Gashi, thotë se deri më tash çdo gjë duket e qetë, dhe njejtë pritet të jetë edhe në vazhdimësi.

“Deri tash po duket qetë, fushatë e qetë dhe nuk mendojë se do të ketë eskalim të situatës. Në fund krejt mund të ketë reagime si të mos pranimit të rezultateve, por nuk pritet të ketë rezultate të ngushta. Secila grup e ka bërë pozicionin e vet, dhe janë duke luftuar për të siguruar atë votë që e kanë, por nuk është garë e ngushtë për shkakë të koalicioneve të mëdha”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme