Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përpara samitit të NATO-s në Bruksel, ka deklaruar se do të diskutojë mbi mosmarrëveshjet për vizitën e anëtarëve të Budenstagut në bazën ajrore në Turqi, ku është vendosur ushtria gjermane.
“Unë do të jem e qartë gjatë bisedës me Presidentin e Turqisë, sepse përderisa ne kemi një ushtri parlamentare, anëtarët e Budenstagut duhet të jenë në gjendje të vizitojnë ata, përndryshe detyrohemi të largohemi nga aty”, ka thënë Merkel, transmeton portali arbresh.info
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka uruar Gjermanisë ‘udhëtim të lumtur’ nëse Berlini vendos të tërheq forcat e tij nga Incirilik.
Turqia nuk ka lejuar një grup deputetësh gjermanë të vizitonin ushtarët, duke nxitur kancelaren gjermane Angela Merkel që të merr në konsidetarë transferimin e rreth 250 trupave nga Incirlik në një nga vendet fqinje./Arbresh.info
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...