Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të gabuar vendimin e PDK-së për t’u tërhequr nga koalicioni me LDK-në dhe e ka quajtur amatoresk dhe të papjekur vendimin për dhënien e përkrahjes së mocionit për rrëzimin e qeverisë. Këto komente Isa Mustafa i ka bërë në intervistë për RTK-në.
“Ne kemi pasur zotime të dyanshme edhe të shkruara por edhe të demonstruara se koalicioni do të vazhdojë dhe do të përfundojë në kohën e mandatit. Skam pasur arsye të dyshoj për prishje të koalicionit, sepse koalicionin nuk e kemi lidhur për shkak të themi simpative ndërmjet këtyre dy subjekteve tona politike, për faktin se ne jemi rivalët kryesor politikë në këtë vend. Por kemi vlerësuar se në një moment të tillë vendit i nevojitet një koalicion i tillë që do të zgjidhte disa prej sfidave me të cilat jemi ballafaquar dhe ballafaqohemi”, ka theksuar Mustafa.
Tërheqja e PDK-së përkatësisht organizimi i mocionit përmes opozitës dhe shfrytëzimi i opozitës për të bërë mocionin është çështje e tyre. Por, unë konsideroj se është një veprim i gabuar, një veprim i pamenduar mirë që nuk i kontribuon forcimit të shtetësisë së Kosovës sepse nuk është përfituar asgjë nga ky mocion, në një situatë kur ne kemi pasur
“Rritjen më të madhe ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, kur kemi pasur një trend të uljes së papunësisë, kur kemi fuqizuar marrëdhëniet me Bankën Botërore dhe kemi forcuar këto relacione me misionet financiare ndërkombëtare. Kemi qenë afër fillimit të ndërtimit të termocentralit të Kosovës së Re, të implementimit të ligjit për investime strategjike, të pakos së dytë fiskale të ndodhë ajo ndodh vetëm nga dikush që nuk ia don të mirën vendit dhe i cili e qet interesin personal para atij shtetëror, por jemi futur këtu dhe ne do ta realizojmë edhe këtë proces sepse është një sfidë demokratike, por mendoj se veprimet e tilla të ngutshme, të pamenduara, të gabuara dhe amatoreske nuk i kontribuojnë stabilitetit as politikë as ekonomik të Kosovës dhe nuk i kontribuojnë forcimit të marrëdhënieve me vendet fqinje dhe ardhjes së investimeve të huaja. Çfarë të mendojnë investitorët për vendin tonë kur për një ditë bëhet pozita dhe opozita bashkë dhe i bashkëngjiten dy-tre vetëve që organizojnë nënshkrimin e mocionit dhe e rrëzojnë qeverinë e pa korruptuar njerëzit e korruptuar”, ka shtuar Mustafa.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...