Pas triumfit në luftën për titull të Sigal Prishtinës në kampionatin kosovar të basketbollit, “FIBA” i ka kushtuar një artikull gjigantit kryeqytetas.
Prishtina mposhti Bashkimin në finalet e play-offit me rezultat 3:1 nga katër ndeshjet e zhvilluara, duke e fituar titullin për herë të katërt rresht, transmeton Sportali.net.
“Nuk ka konkurrencë për Sigal Prishtinën në Superligën e Basketbollit të Kosovës,” shkruan “FIBA”.
“Ekipi nga kryeqyteti mbrojti titullin për të katërtin sezon rresht.
“Sigali ka qenë forcë dominuese në basketbollin kosovar për një dekadë, me triumfin e fundit që e ka quar në 12 numrin e titujve të fituar në kampionatin nacional,” shkruan mëtej faqja zyrtare e FIBA-s.
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...