Google ADS

Trump i kërkon NATO-s të përqendrohet në terrorizëm

19:46 | 25 Maj 2017
Arbresh.info

Terrorizmi, emigrimi dhe kërcënimi që vjen nga Rusia janë përmendur nga presidenti amerikan Donald Trump si çështjet kryesore që kanë nevojë për fokusin e NATO’s.

Këto i ka bërë të ditur ai në takimin e tij të parë me aleancën ushtarake që kur është emëruar udhëheqës i Amerikës, transmeton portali arbresh.info.

“E ardhmja e NATO-s duhet të përfshijë një fokus të madh në terrorizëm dhe emigrim, si dhe me kërcënimet nga Rusia, dhe kufijtë lindorë e jugorë të NATO-s”, ka thënë Trump në Bruksel.

Trump gjendet në një vizitë dyditore në kryeqytetin belg Bruksel, si pjesë e turit të parë jashtë vendit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme