Presidenti i ri i Francës e sfidoi Trumpin me shtrëngim duarsh

19:04 | 25 Maj 2017
M. A.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njihet për shtrëngimin e duarve më të pazakontë të parë nga ndonjëherë nga liderët botërorë. Emmanuel Macron, presidenti i Francës duket që nëse në asgjë tjetër, Trumpit i ngjan pikërisht për këtë.

Në një video shihet kur gjatë takimit të parë mes të zgjedhurit të francezëve dhe Trumpit, ata i shtrëngojnë duart për disa sekonda, dhe ashtu siç presidenti amerikan përshëndet secilin lider tjetër edhe Macroni e bën të njëjtën.

Shtrëngimi i duarve në mënyrë gati të njëjtë me Trumpin nuk është parë më herët si karakteristikë e Macronit dhe mbase ai e ka bërë këtë për t’iu përshtatur presidentit amerikan, por në rrjetet sociale kjo po shihet sikur kreu francez po e sfidon Trumpin në fushën e shtrëngimit të duarve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme