Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar të enjten Qendrën për Punë Sociale, ku është takuar me stafin e kësaj qendre, për të parë nga afër punën e madhe që po bëhet në këtë qendër, por edhe nivelin e përkujdesjes së fëmijëve pa prindër dhe kujdesin për persona të tjerë që kanë nevojën e mbështetjes së institucionet lokale.
Po ashtu, kryetari Haziri në këtë vizitë ka bërë të ditur edhe donacionin që është konfirmuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për ndërtimin e një qendre për fëmijët bonjak, e cila si program kalohet në këtë qendër pas nënshkrimit të marrëveshjes.
“Kemi marrë konfirmimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e një qendre shumë të madhe për fëmijët bonjak, që aty do të integrohen edhe disa kategori, me të cilat merret QPS. Po ashtu, jemi në angazhimin për të gjetur tokën e duhur për ndërtimin e qendrës dhe presim përcaktimin e shpejtë të saj e më pas nënshkrimin e marrëveshjes dhe fillimin e ndërtimit”, ka thënë Haziri.
Ndërsa, drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Mursel Zymberi, ka falënderuar kryetarin e Komunës, Lutfi Haziri, për mbështetjen e vazhdueshme në forma të ndryshme.
“Funksionimi i qendrës është i varur edhe nga mbështetja që vjen nga niveli më i lartë. Falë kësaj mbështetje, ne jemi në të gjitha raportet si qendra më aktive në Kosovë. Angazhimi ynë do të jetë i vazhdueshëm në përcjelljen e rasteve dhe në trajtimin e tyre. Mbështetja e parë për qytetarin e Kosovës që bie në domenin tonë jepet pikërisht nga zyrtarët e kësaj qendre dhe përcillet deri në fund kur një rast është i gatshëm për integrim të plotë”, tha Zymberi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...