Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për ‘përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’ .
Sipas njoftimit të policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Rënda në mbështetje të Njësisë Speciale Operative, gjatë ditës së sotme ka realizuar një operacion të gjerë policor të mbështetur edhe në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për urdhër kontroll në pesë lokacione të ndryshme, që përfshijnë regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt, raporton “Arbresh.info”.
“Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së disa personave të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, bën të ditur policia.
Si rezultat i këtij aksioni, policia ka arritur të prangos katër të dyshuarit, R. S 56 vjeçar , H.H. 51 vjeçar, B. K. 59 vjeçar, S.B. 46 vjeçar, që të gjithë shqiptar të Kosovës.
Pas intervistimit të personave të dyshuar, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim 48 orë ndaj të dyshuarit (R.S.) dhe (S.B.), ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 revole me karikator dhe 2 fishekë,1 pushkë ajrore, 7 fishekë të gjuetisë,1 shtëpizë e kompjuterit, 6 telefona celularë, disa fletore, USB, e disa gjësende të tjera.
Të gjitha dëshmitë dhe provat materiale të sekuestruara do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm./Arbresh.info
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor