Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është dënuar me 21 muaj burg nga Gjykata Supreme në Spanjë pas akuzave për mashtrime.
Messi është dënuar me 21 muaj burg dhe është gjobitur me 1.75 milionë funta për tri mashtrime tatimore gjatë viteve 2007 dhe 2009, transmeton portali arbresh.info. Diçka e tillë ka tronditur të gjithë tifozët e gjigantit katalunas, por më poshtë mund të lexoni në detaje rastin e superyllit të shqyrtuar nga gjykatat spanjolle.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo mund t’i bashkohet Leo Messit në burg
A do të shkoj Messi në burg për 21 muaj?
Jo, sigurisht. Në Spanjë, çdo dënim me burg nën dy vite suspendohet, gjë që ka ndodhur edhe në rastin e Messit. Për çdo denim tjetër ai mund të hyj prapa grilave, por për këtë rast sulmuesi është i lirë për të vazhduar të shënoj gola.
Si erdhi deri te ky rast?
Autoritet spanjolle akuzuan Messi dhe babain e tij Jorge se kanë shfrytëzuar kompani në vende si Uruguai, Zvicra dhe Belzie për të reduktuar taksat në të ardhurat e lojtarit nga të drejtat e tij të imazhit, transmeton portali arbresh.info. Në gjykatë, Jorge ka thënë se atij i është thënë nga këshilltarë legal se kjo praktikë është legale derisa nga ana tjetër Lionel Messit ka mohuar çdo njohuri rreth marrëveshjeve financiare.
Pra, Lionel Messi nuk qenë në dijeni për asgjë?
Gjatë procedurave ai ka thënë: “Unë isha i përkushtuar për të luajtur futboll. I kam besuar babait tim dhe avokatëve që kanë zgjedhur të bëjnë marrëveshje me ne. Në asnjë moment nuk kam menduar se ata mund të më mashtrojnë mua”.
Çfarë dënimi i është shqiptuar Messit dhe babait të tij?
Të dy janë dënuar me 21 muaj burg. Messi ishte gjobitur me rreth 1.75 milionë funta, ndërsa Jorge me 1.3 milionë.
Apelimi i tyre ishte refuzuar direkt?
Jo. Dënimi i Jorge Messit ishte reduktuar në 15 muaj nga 21 muaj sepse ai ka rikthyer disa të holla që posedonte.
Çfarë do të ndodhë më pas me Lionel Messin?
Sulmuesi do të ketë mundësi të përfundoj sezonin në mënyrë më të mirë kur Barcelona të takohet në finale të ‘Copa del Rey’ kundër Alaves të shtunën. Ky sezon ka qenë shumë i vështirë për 29-vjeçarin, i cili pavarësisht se ishte golashënuesi më i mirë në La Liga, nuk mund t’i ndihmonte skuadrës për të fituar ndonjë trofe në shtëpi apo në Evropë. Por, kjo mund të ndryshojë të shtunën./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...