Partitë emërojnë shefat e shtabeve zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit Partitë emërojnë shefat e shtabeve zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit
Ka mbetur edhe pak më shumë se dy javë deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
E partitë politike pas marrëveshjeve për koalicion parazgjedhor mes vete, kanë nisur përgatitjet për procesin zgjedhor, shkruan Indeksonline.
Ato tashmë kanë caktuar edhe shefat e shtabeve zgjedhore që do të njoftohen hollësisht për ecurinë e zgjedhjeve.
Partia më e madhe në vend, PDK ende nuk ka vendosur përfundimisht se kë do ta emëroj shef. Sipas burimeve të Indeksonline, në parti po përfliten dy emra, Hajredin Kuçi ose Bajrush Xhemajli.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës është vendosur që shef i shtabit zgjedhor të jetë kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, Arban Abrashi i LDK-së.
E AAK-ja në zgjedhjet e 11 qershorit e ka përzgjedhur për shef të shtabit zgjedhor Valon Tolajn, i cili e ka konfirmuar për Indeksonline vet emërimin e tij.
Shkodran Hoti i Vetëvendosjes ka thënë se kjo parti ka vendosur që në zgjedhjet e parakohshme ta ketë shef të shtabit Besnik Bislimin.
Edhe Nisma për Kosovën ka emëruar tashmë shefin e shtabit. Është Endrit Shala i përzgjedhuri i partisë, gjë të cilën e ka konfirmuar vet ai.
Aleanca Kosova e Re që në zgjedhjet e 11 qershorit garon më LDK-në dhe Alternativën, ka emëruar shef të shtabit zgjedhor Rrahim Pacollin.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...