Google ADS

Në fillim të 2018’tës vendimi përfundimtar për mandatin e EULEX-it

13:33 | 25 Maj 2017
arbresh.info

Shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, në bashkëbisedim me studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, thotë se largimi do të jetë dëshmi e përparimit në Kosovë.

“Kur institucionet e sundimit të ligjit të kenë arritur pjekurinë, llogaridhënien  do vie momenti të largohemi nga këtu, nëse vendosin vendet anëtare,” është shprehur Papadopoulo, shkruan arbresh.info.

Ajo ka shtuar se tashmë kanë filluar një tërheqje graduale dhe po e bëjnë nga korriku i vitit të kaluar.

“Vendimi përfundimtar do të merret në fillim të vitit të ardhshëm për mandatin e EULEX-it,” është shprehur ajo.

Mandati i EULEX-it është i paraparë deri në vitin 2018./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme