Universitetet e Kosovës në “Plagjiatura në Evropë dhe përtej”

12:57 | 25 Maj 2017
arbresh.info

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, po merr pjesë në Konferencën e 3-të Ndërkombëtare me temë “Plagjiatura në Evropë dhe përtej” që po zhvillon punimet në Brno të Çekisë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe Rektori i Universitetit të Mitrovicës, Alush Musa, Rektori i Universitetit të Ferizajit, Agron Bajraktari dhe prorektorët e universiteteve të tjera publike në Kosovë.

Konferenca ndërkombëtare po mbahet për ndarjen e praktikave më të mira dhe përvojën në adresimin e çështjeve të integritetit akademik, ku po mbajnë prezantime studiues nga e gjithë bota, shkruan arbresh.info.

“Integriteti akademik po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në arsimin e lartë në të gjithë Evropën. Shumë universitete po kërkojnë politika efektive, mjete elektronike zbulimi dhe metoda parandalimi,” thuhet në njoftimin e UPZ.

Konferenca është organizuar bashkërisht nga Universiteti Mendel në Brno, Rrjeti Evropian për Integritetin Akademik dhe Këshilli i Evropës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme