Mesfushori i Ajaxit, Davy Klaassen ka kritikuar paraqitjen e Manchester United në finale të Evropa Ligës të mërkurën.
Golat nga Paul Pogba dhe Henrikh Mkhitaryan i siguruan fitoren “Djajve të Kuq” me rezultat 2 me 0 në Stockholm, por Klaasen ka pretenduar se skuadra në Premierë Ligë ishte me “fat” pasi ka përdorur taktika negative, transmeton portali arbresh.info.
“Ne thjeshtë nuk ishim të mirë mjaftueshëm. Është shumë vështirë kundër një skuadre si ajo. Ju e dini se ata janë vetëm duke pritur dhe më pas sulmojnë. Ata shënuan dy gola me fat”, tha 30 vjeçari.
“Ne nuk filluam ndeshjen mirë. Ne kishim pak më shumë posedim pas 15, 20 minuta ose më shumë. Ata ishin vetëm në pritje. Të dy golat e tyre u shënuan me fat”
Trajneri i Ajaxit, Peter Bosz ka kritikuar gjithashtu United duke insistuar se ata e bënë finalen një ndeshje të “mërzitshme”./arbresh.info
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%