Kosovari humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Itali

12:23 | 25 Maj 2017
Arbresh.info

Një kosovar ka humbur jetën mesditen e së mërkurës pas një aksidenti tragjik që pësoi në vendin e tij të punës në Dosson di Casier të Trevisos në Itali.

Bëhet fjalë për një 34 vjeçar me inicialet SH.SH i cili vdiq pasi që ra nga çatia e një ndërtese në këtë zonë ku ishin duke bërë renovime.

I ndjeri ishte banor i Via Noalese në Treviso, njëherit punëtor i një firme të jashtme ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve, raportojnë mediat italiane, përcjellë Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme