Besimi i ShBA-ve është se në Ballkanin Perëndimor ekziston një dëshirë e vërtetë nga qytetarët e të gjitha vendeve që të lëvizin drejt integrimit më të madh me Evropën, shumë nga këto vende me NATO-n, si dhe me Bashkimin Evropian.
“Të gjithë udhëheqësit kuptojnë se kjo nuk do të ndodhë me asnjë ndryshim të kufijve. Ndryshimi i kufijve do të ishte një pengesë e madhe për çdo përpjekje, kombëtare apo tjetër, për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian,” ka deklaruar zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, njëherit edhe zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit.
Në një intervistë për EWB ai është shprehur se nuk beson se ka ndonjë lëvizje serioze të Shqipërisë së Madhe apo ndonjë dëshirë nga popullatat shqiptare etnike, qoftë në Maqedoni, në Mal të Zi apo në vetë Shqipërinë, që të unifikohet dhe të bëhet një vend apo lëvizje apo forcë e re në Ballkanin Perëndimor, transmeton arbresh.info.
“Politika zyrtare dhe unë besoj se është politika e sinqertë e partive politike në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, duhet të integrohen me Bashkimin Evropian, t’i bashkohen NATO-s kur të jetë e mundur, si pjesë e vendeve që ata aktualisht banojnë, jo në ndryshimin e kufijve si njësi mbikombëtare, por brenda kufijve sovranë të vendeve që ata tani banojnë,” është shprehur Yee.
Yee është anëtar i karrierës i Shërbimit të Lartë të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, aktualisht i caktuar në Uashington, D.C. si Zëvendës Ndihmës Sekretar për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, përgjegjës për marrëdhëniet e SHBA me vendet e Evropës Qendrore dhe Evropës Jugore Qendrore.
Para se të merrte detyrat e tij të tanishme në shtator 2013, ai ishte Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA në Zagreb, Kroaci, nga viti 2010 deri në vitin 2013. /arbresh.info/
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...