Valverde dëshiron të ribashkohet me Ander Herreran te Barcelona?

11:27 | 25 Maj 2017
Arbresh Info

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera raportohet se është shfaqur si shënjestër e mundshme për transferim te Barcelona.

Herrera ka shkëlqyer këtë edicion te skuadra në Premierë Ligë, ku ka bërë 44 paraqitje gjatë të gjitha kompeticioneve, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, forma e tij nuk ka kaluar pa u vërejtur edhe nga ish trajneri i tij Ernesto Valverde, i cili pritet të emërohet trajner i ri te Barcelona të hënën.

Bazuar në ‘Sport’, Valverde, i cili ka punuar me Herreran te Athletic Bilbao, i ka thënë anëtarëve të bordit se gjiganti katalunas se dëshiron të sjell 27-vjeçarin këtë verë në ‘Camp Nou’./arbresh.info

Të ngjashme