Ende pa u bërë 24 orë pasi tifozët e Barcelonës filluan të shqetësohen për Lionel Messin pas dënimit me burg për mashtrim tatimor, fokusi tani është kthyer te Real Madridi dhe superylli i tyre Cristiano Ronaldo.
Radio stacioni spanjoll ‘Cadena Ser’ raporton që Ronaldo dyshohet se ka mashtruar taksamarin spanjoll në shumën prej tetë milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Deficiti i taksave ka të bëjë me faturat e papaguara që Ronaldo posedon për shkak të të drejtave të imazhit nga viti 2011 në vitin 2014.
Lexo edhe: Barcelona reagon pas dënimit të Lionel Messit me 21 muaj burg
Gazeta spanjolle ‘AS’ ka shtuar se Cristiano Ronaldo mund të dënohet me qëndrim prapa grilave për shkak të kësaj.
“Inspektorët e taksave të përfshirë në përgatitjen e raportit nuk kanë arritur ende marrëveshje nëse duhet hapur procedura kriminale kundër lojtarit ose nëse një procedurë e thjeshtë administrative do të përshtatej më shumë”, shkruan gazeta e lartpërmendur duke lënë të kuptohet për mashtrime tatimore.
Të mërkurën, Gjykata Supreme në Spanjë ka konfirmuar që Lionel Messi është dënuar me 21 muaj burg, por për t’iu shmangur kohës prapa grilave sulmuesi do të paguaj gjobën prej 1.75 milionë funta./arbresh.info
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...
‘Zjarr’ në shtëpinë e BBVK, “Vëllai i Madh” ka vendosur që t...
Zelensky: Ne duam t’i japim fund konfliktit me Rusinë në vit...
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...