Gjykata e Supremes ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të bërë nga Zyra e Prokurorit të Shtetit, kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.
“Më 12 maj 2017, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas nga Gjykata Supreme e Kosovës e refuzoi Kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga Zyra e Prokurorit të Shtetit më 12 gusht 2016 kundër Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në rastin e ashtuquajtur Kleçka”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gjykata Supreme, e ka vlerësuar kërkesën të pabazuar pasi që nuk ishin bërë shkelje të drejtës materiale as të ligjit të procedurës penale që do të rezultonin në shuarjen e procedurës dhe rigjykimin e rastit.
Dy pretendimet kryesore të prokurorisë për përgjigjet e vonuara të pandehurve për Gjykatën e Apelit, pasi që afati kishte kaluar dhe kërkesa për rigjykim të rastit në bazë të dyshimit serioz për saktësinë e vërtetimit faktik u refuzuan.
“Gjykata Supreme ka vlerësuar se pranimi i të ashtuquajturave përgjigje të vonuara nuk ka ndikuar në asnjë mënyrë në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit. Lidhur me pretendimin e dytë, Gjykata Supreme ka pohuar se pasaktësia hipotetike e vërtetimit faktik në vendimin e kundërshtuar me anë të kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nuk mund të rezultojë në shuarjen e një rasti për të cilin është shpallur pafajësia”, thuhet në njoftimin e gjykatës./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...