Google ADS

Antoine Griezmann i zemëruar në trajnerin Zinedine Zidane

09:16 | 25 Maj 2017
Arbresh Info

Antoine Griezmann thuhet se është i zemëruar në trajnerin Zinedine Zidane pasi francezi nuk ka luftuar më shumë për të siguruar transferimin e tij në Real Madridit.

Ylli i Atletico Madridit pranoi në fillim të kësaj jave se është i gatshëm të largohet nga klubi këtë verë dhe Manchester United është lideri në garën për të siguruar nënshkrimin me reprezentuesin e Francës, i cili ka një klauzolë të lëshimit prej 86 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.

Griezmann është i vendosur për të fituar trofe dhe Jose Mourinho dëshiron të sjell atë në ‘Old Trafford’ për të përforcuar linjën e tij frontale. Kualifikimi në Ligë të Kampionëve tani është i sigurt pas fitores 2 me 0 në Evropa Ligë mbrëmjen e kaluar ndaj Ajaxit në Stockholm të Suedisë.

Lexo edhe: Barcelona kërkon të hetohet ndeshja Malaga – Real Madrid (FOTO/VIDEO)

Megjithatë, shanset që sulmuesi t’i bashkohet Manchester United janë të vogla pasi klubi në ‘Old Trafford’ nuk është zgjedhja e tij e parë.

Gazetari Josep Pedrerol ka thënë në shoun televiziv në Spanjë ‘El Chiringuito’ që prioriteti i 26-vjeçarit ishte sigurimi i transferimit te rivali direkt i Atleticos – Real Madridi. Zidane nuk ka bërë përpjekje të mëdha për të sjell Griezmannin në ‘Bernabeu’, gjë që e ka inatosur atë duke e detyruar të mendoj largimin nga Spanja për transferim në Angli.

“Griezmann është zhgënjyer sepse Real Madridi nuk ka marrë hapat e duhur”, tha Pedrerol. “Nuk ka asnjë shans për të punuar nën udhëheqjen e Zidanes. Ai besonte që Real Madridi do të reagonte”

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ ka shtuar se Zidane ka kërkuar nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez transferimit e Griezmannit, por ylli i Atleticos kishte vënë si kusht shitjen e Karim Benzemas, gjë të cilën Zidane nuk dëshiron ta pranojë./arbresh.info

Të ngjashme