Barcelona vazhdon mbështetjen ndaj Lionel Messit edhe pas dënimit me burg

08:55 | 25 Maj 2017
Arbresh Info

Klubi në La Liga, Barcelona ka shprehur mbështetjen e tyre ndaj sulmuesit argjentinas Lionel Messi dhe babait të tij pasi Gjykata Supreme në Spanjë mbështeti dënimet e tyre për burg pas akuzave për mashtrime tatimore, megjithëse asnjëri nga ata nuk do të shkoj në burg.

Lionel Messi, i cili ka qenë në Barcelonë që nga mosha 13 vjeçare, është dënuar me 21 muaj burg dhe gjobitur me 1.75 milionë funta për tri mashtrime tatimore që datojnë nga viti 2007 deri në vitin 2009, transmeton portali arbresh.info.

“Klubi përsërit sërish mbështetjen e plotë ndaj Lionel Messit, babait të tij Jorge Messi dhe familjes së tij”, shkruan klubi në deklaratën e publikuar në faqen zyrtare.

Lexo edhe: Barcelona kërkon të hetohet ndeshja Malaga – Real Madrid (FOTO/VIDEO)

“Presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu ka kontaktuar familjen e lojtarit për t’i komunikuar mbështetjen e tij”

“Familja ishte shumë mirënjohëse, jo vetëm për gjestin e sotëm, por gjithashtu për mbështetjen e lojtarit dhe familjes së tij që ka pranuar nga klubi gjatë këtij procesi. Klubi do të vazhdoj të qëndroj me Lionel Messin, babain dhe familjen e tij”

Reprezentuesi argjentinas ka shënuar 506 gola brenda 582 paraqitjeve për Barcelonën duke fituar tetë tituj në ligë dhe katër trofe në Ligë të Kampionëve./arbresh.info

Të ngjashme