Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra është shfaqur në Ministrinë e Shëndetësisë vetëm pak ditë pasi ordinanca private pediatrike “Ardhmëria” që ishte themeluar nga nëna e saj Feride Deliu, është mbyllur nga Inspektorati Shëndetësor i Kosovës. Mbyllja e kësaj ordinance si dhe 17 tjerave në Skenderaj, siç konfirmon Ministria e Shëndetësisë ka ndodhur për shkak të mungesës së licencës për punë, që bie në kundërshtim me Ligjin për shëndetësi.
Burime të besueshme të gazetës “Zëri” kanë konfirmuar se Deliu së bashku me nënën e saj ishte në Ministri të Shëndetësisë, ku ka takuar edhe anëtarë të kabinetit të ministrit Imet Rrahmani si dhe inspektorë shëndetësorë, që kanë qenë të përfshirë në mbylljen e ordinancës.
Të njëjtat burime thonë se deputetja asnjëherë nuk ka bërë ‘kapërcimin’ për të kërkuar direkt nga Inspektorati qoftë tolerancë në gjoba apo ndonjë favor tjetër.
Por, prezenca e saj si deputete ka reflektuar “tendencë porosie” në Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Në realitet ajo nuk ka bërë ndonjë kërkesë specifike apo presion direkt ndaj inspektoratit. Megjithatë, ajo nuk është anëtare Komisionit të Shëndetësisë dhe prezenca e saj lindte të kuptohej se qëllimi ishte tek ndikimi i inspektoratit, sidomos pasi bëhej fjalë për ordinancën ilegale të nënës së saj”, thotë burimi i gazetës. /Zëri/
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...
Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në s...
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...