Google ADS

Mourinho i dërgon mesazh presidentit të Realit pas fitores në Evropa Ligë

08:25 | 25 Maj 2017
Arbresh Info

Jose Mourinho i ka dërguar një mesazh privat presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, pas fitores së Manchester United në finale të Evropa Ligës.

Manchester United mposhti 2 me 0 Ajaxin në Stockholm mbrëmjen e kaluar duke siguruar kualifikimin sezonin e ardhshëm në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Paul Pogba shënoi golin e epërsisë pas 18 minutave lojë kur goditja e tij drejt portës u devijua duke e lënë pa ndonjë mundësi Andre Onanan. Henrikh Mkhitaryan dyfishoi epërsinë në fillim të pjesës së dytë për t’i siguruar trofeun e parë “Djajve të Kuq” në Evropa Ligë.

Pas fitores, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendoi se Mourinho i ka dërguar presidentit të Real Madridit një mesazh duke i uruar fat në finale të Ligës së Kampionëve.

Real Madridi do të takohet me Juventusin në Cardiff më 3 qershor për të vendosur se kush është mbreti i Evropës./arbresh.info

Të ngjashme