Dieta braziliane: Humbni 10 kg për 2 javë

02:02 | 25 Maj 2017
Trina Galanxhi

Dieta braziliane është një nga dietat e shpejta më popullore dhe mundëson të humbni 10 kg për dy javë.

PËR SHTATË DITË

: E hënë: Kafjalli: portokall, banane dhe 1 gotë lëng portokalli. Zamra: 1 gotë lëng portokalli, 1 rriskë bukë. Dreka: 100 gr peshk të zier, 100 gr sallatë me perime të papërpunuara. Darka: ngjashëm si dreka. Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë lëng portokalli, 1 rriskë bukë të thekur.

E MARTË: Kafjalli: vezë të zier, 1 gotë lëng molle. Zamra: 1 rriskë bukë të thekur, 1 gotë lëng molle. Dreka: 100 gr mish të zier, 2 patate të ziera, 4 gjethe sallatë të gjelbër. Darka: 200 gr peshk të zier, vezë të zier, sallatë të gjelbër, bizele të gjelbër. Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë lëng molle, 1 rriskë bukë të thekur.

E MËRKURË: Kafjalli: 1 gotë qumësht pa yndyrë, 1 rriskë bukë të thekur. Zamra: 100 gr djathë pa yndyrë. Dreka: 100 gr oriz, 150 gr sallatë me lakër të freskët me salcë prej 1 limoni dhe 1 lugë gjethe majdanozi të bluar. Darka: 100 gr mish të zier, mollë 4 gjethe sallatë të gjelbër. Para se të shkon në shtrat: 1 gotë lëng molle, 1 rriskë bukë të thekur.

E ENJTE: Kafjalli: 1 gotë lëng ananasi, 60 gr ananas. Zamra: 1 gotë lëng ananasi, pak bukë të thekur. Dreka: 100 gr mish të zier, pak djathë dhe 1 portokall. Darka: 2 patate të ziera, 150 gr sallatë me karotë me pak vaj. Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë lëng ananasi, 1 rriskë bukë integrale.

E PREMTE: Kafjalli: 1 gotë lëng molle dhe 1 rriskë bukë të thekur. Zamra: mollë, portokall. Dreka: 150 gr peshk të zier, 2 karota të vogla. Darka: pjatë me supë me perime, supë krem me kërpudha, pas bukë. Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë lëng portokalli, pak bukë të thekur.

E SHTUNË: Kafjalli: 1 gotë lëng molle, 1 rriskë bukë të thekur. Zamra: 150 gr sallatë të zier me panxhar dhe vaj bimor. Dreka: supë me perime, kërpudha ose gjellë me peshk, pak bukë. Darka: 100 gr kërpudha të pjekura, 100 gr sallatë me perime të freskëta. Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë lëng molle dhe 2 kekës të freskët.

E DIEL: Kafjalli: banane, 1 grusht rrush pa fara. Zamra: 1 gotë lëng karote, pak bukë ët thekur. Dreka: 100 gr peshk të zier, 100 gr sallatë me lakër të freskët, qepë dhe lëng limoni. Darka: perime ose gjellë me peshk dhe kërpudha, 100 gr pemë, 4 gjethe të sallatës së gjelbër. Para se të shkoi në shtrat: 1 gotë lëng molle, 2 fik të thatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme