Fishat e transmetimit direkt u hoqën për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Urdhëri i dhënë nga vetë pronarët e televizioneve informative, vjen pas miratimit të ligjit që i detyron mediat të transmetojnë falas reklamat e fushatës. Drejtuesi i një prej redaksive të lajmeve në Tiranë, që nuk pranoi të identifikohej, tha për Lapsi.al, se pronari telefonoi vetë në regjinë e lajmeve, për të ndalur transmetimin direkt të aktivitetit të PS.
Aktiviteti i Ramës nuk do transmetohet direkt, deri në një urdhër të dytë.
Mes pronarëve të mediave informative ka një marrëveshje, që kundërshton vendimin e marrë në marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Për herë të parë, takimi i Edi Ramës në Kashar këtë të mërkurë u bojkotua nga të gjitha televizionet informative. Kryesocialistin mund ta shihje në kohë reale vetëm në ERTV, në Facebook.
Çlirimi nga transmetimi direkt i aktiviteteve zgjedhore duket i përkohshëm. Më shumë një formë presioni për Edi Ramën deri në një marrëveshje, ku do të rinegociohet çmimi i rifillimit të transmetimit direkt të aktiviteteve elektorale.
Prej vitesh, takimet e fushatave të partive transmetohen të plota, për disa orë rresht në mediat informative. Regjia garantohet nga vetë partië, që kontraktojnë operatorë privatë, apo bashkëpunojnë me televizione të caktuara, që marrin përsipër shpërndarjen e sinjalit për të tjerët.
Ligji i detyron mediat që të gjejnë balancën e kohës televizive mes forcave politike, në të kundërt gjobiten. Bombardimi me mesazhet politike gjatë fushatës nga mediat televizive vazhdon për gati 24 orë gjatë fushatës. Ruhet një ekuilibër kohor mes mazhorancës dhe opozitës. Koha e transmetimit monitorohet nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Por nga marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës u ra dakort që reklamat e partive të transmetohen falas, për të gjitha partitë. Vendimi ka rebeluar pronarët e mediave, që e kanë quajtur të padrejtë këtë detyrim. Për pronarët e mediave, koha e fushatës zgjedhore është një nga periudhat më fitimprurëse. Vendimi i Bashës dhe Ramës është një goditje direkte për bizneset e tyre.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...