Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, thotë se Ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, i kishte kërkuar miliona për dividendë jashtëligjshëm dhe as që ishte i interesuar për të dëgjuar problemet e Telekomit pas vendimit të Arbitrazhit që të paguajë 32 milionë euro dëmshpërblim drejt Z-Mobilet.
Në Interaktiv të KTV-së, Mustafa ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa, që sot gjatë ditës tha se “vendosmëria ime për të mos paguar me taksa të qytetarëve gjobën e shqiptuar nga Gjykata e Arbitrazhit për Telekomin e Kosovës, rezultoi me tërheqjen e paditësit”, duke komentuar marrëveshjen e sotme mes Telekomit dhe Z-Mobile që parasheh shmangien e këtij dëmshpërblimi.
Ai ka thënë se Mustafa është në kohë fushate dhe këtë reagim e merr shumë normal, ndërsa ka folur edhe për një bisedë me ministrin Hoti, që tani është kandidat për kryeministër.
“Shumë respekt për Mustafën. Më vjen keq që pas ardhjes së vendimit të arbitrazhit, nja pesë herë kemi tentuar ta takojmë, por nuk kemi arritur ta takojmë. Veç njëherë ka pranuar të takohet dhe në momentin e fundit nuk ka ndodhur. Reagimi i tij është normal se jemi në kohë fushate. Nuk e kam problem se kush do të marrë merita në këtë proces. Së paku unë s’kam ndonjë informatë për ndikim e Mustafës në Z-Mobile. Asnjëherë nuk është përmendur Qeveria ose kryeministri Mustafa në takimet me Z-Mobile”, ka thënë ai.
“E mbaj mend një telefonatë me ministrin Hoti në ditën kur morëm vendimin nga Arbitrazhi. Në bisedën për tre-katër minuta i tregova se Bordi po mblidhet dhe se kemi probleme të rënda, ndërsa ai krejt çfarë më tha ishte se kërkon dividendë. Hoti nuk e ka shpreh as të vetmen brengë për Telekomin”, ka shtuar Hoti. “Në një takim tjetër na ka kërkuar dividendë ilegalisht, në kohën kur nuk e kemi pasur obligim ta paguajmë.”.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...