Haradinaj: Sulmuesit e mi të parët do më marrin ngryk si kryeministër

00:35 | 25 Maj 2017
Trina Galanxhi

I nominuari për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor PDK – AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, sot ka mbajtur një takim me gratë e partisë që e udhëheq, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj, në këtë takim, siç ka shkruar ai në Facebook, ka thënë se gruaja në Kosovë do të Zojë e Shpisë dhe Zojë e Shtetit, ndërsa ka parashikuar se sulmuesit e tij “të parët do ta marrin ‘ngryk” Ramush Haradinajn si kryeministër.

Ky është postimi i Haradinajt në Facebook:

“Gruaja në Kosovë, do të jetë e Zoja e Shpisë, do të jetë e Zoja e Shtetit, për aq sa jemi të gjithë ne!

Ata që po e sulmojnë sot kandidaturën për kryeministër të Ramush Haradinajt, ndër të parët do të jenë, që do “ta marrin n’gryk” Ramush Haradinajn – Kryeministër”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme