Kush është drejtori i OSHEE-së i vrarë sonte në Vlorë

00:22 | 25 Maj 2017
Trina Galanxhi

Pasditen e së mërkurës, në qytetin e Vlorës kanë mbetur të vdekur 2 persona. Ngjarja ndodhi në një lokal tek “Sheshi i Flamurit”, në qytetin bregdetar të Vlorës.

I vrarë në vendngjarje ka mbetur drejtori i OSHEE-së Vlorë, Roland Saliu, 56-vjeç, ndërsa ka ndërruar jetë pak minuta më vonë në spital edhe biznesmeni Erven Hyseni, 40-vjeç, pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Roland Saliu erdhi në detyrë si drejtor i OSHEE-së Vlorë në nëntor 2015-ës.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Paraprakisht, dyshohet se shënjestër e sulmit ka qenë biznesmeni Hyseni.

Autorët raportohet se kanë qëlluar me një breshëri armësh nga një automjet në lëvizje.

Ndërkohë, policia ka ngritur post-blloqe në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës dhe ka konfiskuar pamjet e kamerave të sigurisë në lokal.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme