Ata janë “The DAGGS”, një band muzikore e përbërë nga djem të rinj arbëreshë të lindur në qytezën arbëreshe palermitane Piana degli Albanesi, të njëjtët që pritën Kombëtaren Kuqezi dhe e bënë të ndihej si në shtëpi ndaj ndeshjes me Italinë.
Grup ka lindur në vitin 2013 dhe emri i tij është një akronim me emrat e përbërësve: Dario, Aleksandër, Gjergj, Gjergj dhe Shaveri.
“Në Piana degli Albanesi, nga vijmë ne, bashkëjetojnë tri fe të ndryshme: ajo e krishtere me rit ortodoks, Rino Gaetano dhe The Doors”, bëjnë shaka djemtë kur flasin për vendin e tyre të lindjes. Në 2014 lind dëshira për të shprehur ndaj muzikës që i lidh diçka origjinale, por në ç’gjuhë?
Duke qenë se të gjithë janë me origjinë nga Piana, gjuha nuk mund të jetë tjetër veç arbërishtja, domethënë shqipja e Skënderbeut.
“Pasi e morëm veten nga Whisky i një nate më parë, filluam të këndonim në arbërisht”, qeshin ata duke treguar historinë e grupit të tyre.
Qëllimi i tyre është mbijetesa e një kulture minoritare si ajo arbëreshe pa përfunduar në etnocentrizmën dhe as në një muze të lehtë të kulturës së tyre.
Në vitin 2015, “The DAGGS”u përzgjodhën për SUNS Contest, Festivali Europian i muzikës në gjuhë minoritare i mbajtur në Kaljari.
Në vitin 2017, pasi Piana degli Albanesi pati një dukshmëri të konsiderueshme me rastin e ndeshjes Itali-Shqipëri që u luajt në Palermo, “The DAGGS” performuan “live” të ftuar në televizionin shtetëror RAI.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve