Panelistët e Analizës Zgjedhore të Klan Kosovës kanë qenë pothuaj të një mendje se tërheqja e koalicionit Partia Demokratike e Kosovës – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – NISMA për Kosovën nga debatet lidhet me problemet që mund të kenë ata mes vete.
Ilir Mirena ka thënë se kjo reflekton mossiguri të këtij koalicioni në raport me kundërshtarët politikë në këto zgjedhje, duke nënvizuar se përshtatja e formatit sipas kërkesave të tyre do ta dëmtonte vet debatin, njofton Klan Kosova.
“Po e shoh një lloj frike të ‘elefantëve’ në një paraqitje të barabartë qoftë përballë LDK-së e sidomos Vetëvendosjes. Strategjikisht është e gabueshme për formën e debateve në fushatën ku kemi hyrë. Prezenca e madhe e përfaqësuesve të tyre mund të grimcojë debatin dhe mos të marr vesh askush se cka po ndodhë. Më mirë është të vazhdohet të shihen ku janë gabimet që kanë bërë në debatin e parë, se sa të tërhiqen totalisht. Në fund për secilin pozicioni më i mirë i koalicionit do të ishte të marrin pjesë në debate”
Ngjashëm si Mirena është shprehur edhe Petrit Zogaj, që ka theksuar se ky mund të jetë reflektim i bagazhit që PDK-ja bart nga zgjedhjet e shkuara, rrjedhimisht nga një mosqëndrueshmëri e pozicioneve të saj.
“Në dy ditët e para u tha që koalicioni PDK-AAK-NISMA ka problem me formatin e debateve. Mbi të gjitha unë mendoj që PDK i ikën debatit sepse nuk ka argumenta për t’i mbrojtur pozicionet e veta. Pra frika nga pjesëmarrja në debate është frikë nga pamundësia e mbrojtjes së qëndrimeve të veta. Tani gjyqi është tek qytetari, që mund ta dënojë, ose jo, me votë. Problemin ky koalicion e ka me mënyrën si është krijuar”.
Se ky vendim pasqyron pasiguri ka thënë edhe Astrit Gashi, duke shtuar se është krejt e paarsyeshme që mediat t’ia përshtatin formatin e debateve dëshirave të secilit subjekt politik.
“Ka pasur një frikë ndoshta që nga ballafaqimi i parë, prandaj është e ngutshme që nga ballafaqimi i parë të dorëzohen. Nuk besoj që partitë politike që synojnë të jenë në pushtet të kenë një frikë të tillë nga një shkëndijë e tillë e ballafaqimit të debatit të parë. Nëse vecse gjithcka është vendosur në një format të caktuar, pse mediat gjithmonë duhet të përshtaten me parti politike? Pse jo edhe partitë politike të përshtaten me mediat? Humbin qytetarët, por më shumë humbin partitë politike që dorëzohen nga pjesëmarrja e tyre e ballafaqimit në debate. Mesazhin e hithët e kanë lënë para elektoratit të tyre.
Ndërsa Dardan Gashi ka thënë se megjithëse ky vendim tregon se koalicioni nuk është aq unik, në fund të fundit, mund t’u lejohet partive që të kenë edhe kësilloj kërkesash.
“Zakonisht partitë u përshtaten mediave, por këto javë janë partitë ato që janë të privilegjuara. Parimisht, kërkesa që partitë që janë të përfaqësuara në kuvend të jenë të përfaqësuara nëpër debate është normë. Unë mendoj se nuk është gabim të ftohen aq sa duan të vijnë dhe të ballafaqohen. Kemi të bëjmë me një koalicion partish që kanë një traditë, sa i përket Kosovës; ndërsa AAK dhe NISMA frikësohen nga humbja e identitetit”.
Osmani: Serbia nuk ka juridiksion mbi Kosovën që nga viti 99
Tërmeti me magnitudë 4.9 godet Turqinë
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave të pavaru...
Komuna e Istogut i bashkohet refuzimit të doracakëve për edu...
Xuxi: Nuk është marre me humb prej dikujt që është më i mirë...
FFK-ja del me njoftim për tifozët dardanë për ndeshjen Ruman...