Google ADS

Merkel dëshiron takim kokë më kokë me Erdoganin

23:17 | 24 Maj 2017
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shpreson tw ketë nesër në Bruksel një takim kokë më kokë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e samitit të Aleancës Atlantike.

“Është e mundur që një takim me presidentin turk, Erdogan të zhvillohet në kuadër të samitit”, deklaroi zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert në një konferencë shtypi.

”Nëse ky takim kokë më kokë do të konfirmohet, ka një numër çështjesh të aktualitetit që kancelarja dëshiron të ndalet, veçanërisht të drejtën e vizitës së parlamentarëve gjermanë tek ushtarët tanë”, shtoi zëdhënësi i Merkelit.

Pa shpjegime zyrtare, Ankaraja ndaloi javën e kaluar deputetët gjermanë të shkonin në bazën turke të Incirlikut, ku ndodhen ushtarët gjermanë për të marrë pjesë në operacionet e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik.

Në rast të takimit mes Angela Merkel dhe Recep Tayyip Erdogan theksoi Seibert, do të diskutohet gjithashtu për çështjen e gazetarëve të burgosur, mes të cilëve korrespondenti gjermano-turk, Deniz Yucel dhe gazatarja gjermane, Mesale Tolu

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme