Qumështi i gjirit mund të përdoret në të ardhmen për të luftuar kancerin pasi shkencëtarët kanë zbuluar se përmban një ingredient magjik që thuhet se mund të shkatërrojë qelizat tumorale pa dëmtuar ato të shëndetshmet.
Shkencëtarët suedezë thonë se testet e kryera tek pacientët me kancer të fshikëzës kanë patur rezultate premtuese dhe besojnë se ingredienti, të cilit i kanë vendosur nofkën Hamlet, mund të luftojë gjithashtu edhe kancerin e zorrës dhe atë cervikal.
Ekspertët pretendojnë se Hamleti sulmon vetëm qelizat kancerogjene, prandaj nuk ka asnjë efekt anësor të kimioterapisë. Profesoresha Catharina Svanborg tregon se e ka zbuluar këtë krejt rastësisht, ndërsa po përpiqej të zbulonte diçka të re për antibiotikët.
“Ka diçka magjike rreth aftësisë së Hamletit për të vënë në shënjestër qelizat tumorale dhe për t’i zhdukur ato. Gjatë një eksperimenti ne kishim nevojë për qeliza njerëzore dhe baktere, që të ishin prezente, dhe zgjodhëm qelizat tumorale të njeriut për arsye praktike. Për habinë tonë, kur shtuam këtë përbërës të qumështit, u zhdukën qelizat tumorale. Ishte krejtësisht një zbulim rastësor”.
Ajo shpjegon se qumështi i gjirit të njeriut përmban proteinën alphalactalbumin, që lufton kancerin sapo kalon në stomak.
Nga testet e kryera nga hulumtuesit shkencorë në Universitetin Lund, në Suedi, rezultoi që qelizat tumorale u zhdukën brenda ditëve tek pacientët me kancer të fshikëzës.
Mjekët tani po planifikojnë të bëjnë një test të plotë të përbërësit Hamlti kundër ilaçeve të zakonshme.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...