Google ADS

Manchester United pas triumfit, emocione dhe deklarata pas ndeshjes

23:04 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Manchester United e ka fituar trofeun e dytë më të lakmueshëm në futbollin evropian, Ligën e Evropës, përcjellë Arbresh.info.

Skuadra e drejtuar nga strategu Jose Mourinho e ka mposhtur në finale Ajaxin e Amsterdamit me shifrat 2:0.

“Dua t’i uroj tifozët. Kemi bërë një paraqitje fantastike. E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Pastaj shënuam me Mikin (Mkhitaryan) dhe më pas u mbrojtëm shumë mirë”, deklaroi pas ndeshjes shënuesi i golit të parë, Paul Pogba.

Takimi në fjalë u zhvillua në Stokholm të Suedisë. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme