Specialistët e sëmundjeve të mëlçisë dhe sistemit tretës besojnë se rruga më e mirë për të eliminuar dhjamin në mëlçi është gjimnastika dhe ulja e peshës.
Rezultatet e kërkimeve në këtë fushë tregojnë se faktorët që krijojnë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa nga sëmundjet e metabolizmit janë të lidhura me sasinë e dhjamit në mëlçi, transmeton Telegrafi.
Ata në lidhje me faktorët e krijimit të dhjamit në mëlçi duke theksuar se mbipesha vetëm mund të ndikoj në krijimin e tij, besojnë se, diabeti, është një nga faktorët kryesor të njohur për krijimin e dhjamit në mëlçi.
Sa më e gjatë të jetë periudha e diabetit ose sa më i pakët të jetë kurimi i tij aq më i madh është rreziku i krijimit të dhjamit në mëlçi.
Specialistët e ushqimit kanë deklaruar se gjimnastika dhe rënia nga pesha është metoda më e mirë për eliminimin e dhjamit në mëlçi.
Po ashtu përdorimi i ilaçeve për uljen e sheqerit në gjak në sëmundjen e diabetit si dhe ilaçeve për uljen e LDL-së në kolesterol krahas gjimnastikës dhe rënies së peshës janë nga metodat e tjera që këshillohen për eliminimin e dhjamit të mëlçisë.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...