Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se pushteti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë vetëm aventura në lidhje me shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, duke aluduar kështu se asnjëherë s’mori asnjë vendim konkret.
“Lëvizja Vetëvendosje ka pasur konsistencë për qëndrimet e kapaciteteve ushtarake. Gjithsesi nuk mund të mos e rikujtoj që pushteti PDK-LDK ka bërë aventura me ligjin për FSK-në. S’kemi si të mos e kujtojmë edhe vitin 2014 kur patën ardhur amendamentet për ndryshime, edhe atëherë e kemi dhënë alarmin për aventurë dhe po shihet se koha nuk na demantojë, për çka na vjen keq”, ka thënë Selimi në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova
“Ne e kemi mbështetur rritjen e kapaciteteve ushtarake – ne i kemi mbështetur edhe propozimet për ndryshimet ligjore e kushtetuese për ndryshimin e rolit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
Selimi ka folur edhe për planin e Vetëvendosjes për krijimin e ushtrisë së Kosovës.
“Ne do të marrim modele të vendeve mike dhe vendeve të përparuar sa i përket obligimit ushtarak. Mund ta shohim se si e ka Zvicra dhe Kroacia. Normalisht se këto modele do të përshtaten. Kurse sa i përket numrit, ajo çfarë duhet të bëhet menjëherë është të dyfishohej buxheti. Krahasuar me Malin e Zi ne kemi sa gjysma e buxhetit të malazezëve. Po ashtu numrin e pjesëtarëve do ta caktojmë në përputhje me standardet dhe rrethanat”./Arbresh.info/
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...