Google ADS

Rama me fanellë e atlete sportive në takimin me Mogherin (FOTO)

21:22 | 24 Maj 2017
M. A.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me gjasë nuk do të mbushet mend kurrë. Kritikat ndaj tij për mënyrën e të veshurit duket se shkojnë në vesh të shurdhër.

Rama sot është paraqitur përsëri në mënyrë skandaloze në një samit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Teksa të gjithë udhëheqësit e tjerë kanë shkuar me kostume, kravata e këpucë në takimin e thirrur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Rama ka zgjedhur ta bëjë të veçantin.

Ndonëse kishte një kostum si të tjerët, ndonëse me ngjyrë tjetër, Rama në takimin e nivelit të lartë ka veshur një fanellë në vend të këmishës, dhe atlete sportive në vend të këpucëve.

18721267-10154447177756479-1202679959-o_1495652743-8111559

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme