Zgjedhjet e 11 qershorit po kthejnë entuziazmin si në kohë të ish-presidentit të vendit Ibrahim Rugova. Kështu thotë kandidati për kryeministër i koalicionit të LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti në Rubikon të KTV-së.
Hoti thotë se ky mirëkuptim me qytetarët po ndodh veçanërisht nga veprimi i liderit të LDK-së, Isa Mustafa duke ofruar një kandidat të ri për kryeministër.
“Entuziazëm ka si në kohën e Rugovës. Është kënaqësi të shkosh në fshatra dhe në lagje të caktuara. Me një ftesë simpatizantëve të LDK-së bashkohen edhe qytetarët që jo domosdo janë anëtarë të Ldk-së”, ka thënë ai.
Hoti është i bindur në një fitore të thellë, siç thotë ai më të madhen që ka pasur LDK-ja.
E me këtë Hoti thotë se nënkupton një fitore e cila do t’u mundësonte formimin e qeverisë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...