Haradinaj: Kosova do trajtojë veteranët e luftës ashtu siç bëjnë SHBA

19:38 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër vendi nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka thënë se femrat në Kosovë që nga mandati i ardhshëm qeverisës, do të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Tutje në tubimin e radhës të AAK-së me qytetarë,  Ramush Haradinaj shtoi se Kosova po ashtu do të ndjek rrugën e miqve të saj për trajtimin e invalidëve dhe veteranëve të luftës.

Shembull konkret në këtë rast mori Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa ripërsëriti se pensioni i veteranëve nuk do të nxjerret në krahasim me të drejtën e tyre për punë.

”Femrat do të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme në trajtimin e invalidëve të luftës”.

”E drejta e veteranit është universale, është e garantuar. Kosova do ta ndjek rrugën e miqve të saj për të drejtën e veteranëve. Shembull konkret do të jetë Amerika, ju e dini se çfarë respekti dhe çfarë trajtimi u bëjnë SHBA-të veteranëve të tyre”.

”Pensioni i veteranëve nuk do të nxjerret në krahasim me të drejtën për punë”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme