Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat i partisë për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Muharrem Nitaj, ka thënë se është i habitur se si disa njerëz në Kosovë po shqetësohen për mundësinë që Ramush Haradinaj të bëhet Kryeministër, njëjtë si udhëheqësit e Serbisë e Rusisë.
Nitaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje për “relax”, duke shprehur optimizmin se “Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës”
Shkrimi i plotë i Nitajt në Facebook:
Nuk habitem aspak, kur Aleksandër Vuçiq, shprehet i shqetësuar pse Ramush Haradinaj, do të jetë kryeministër i vendit. Nuk më befason as qëndrimi i Rusisë, e as i ndonjë aleati tradicional të Serbisë, por jam i tmerruar me shqetësimin e disa njerëzve që po ju rrëshqet pushteti!
Nuk shtyhet bjeshka me gjoks! Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës, prandaj RELAX o njerëz!
MN
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?