Google ADS

Arrestohet kosovari më i kërkuar nga autoritetet austriake

19:31 | 24 Maj 2017
M. A.

Njëri nga dy personat më të kërkuar në botë nga autoritetet austriake është arrestuar dje në Kosovë.

Që nga data 30 prill e vitit 2009, 32 vjeçari Kosovar Hime Lufaj nga rajoni i Deçanit ka qenë në kërkim në mbarë botën, nga autoritetet austriake.

Lufaj ka qenë në kërkim për vjedhje, thyerje dhe vrasje në tentativë.

Ai ka qenë njëri ndër dy personat më të kërkuar në botë prej autoriteteve të drejtësisë austriake ndërsa që nga viti 2016 ishte edhe në ueb-faqen e personave më të kërkuar të EUROPOOL-it të quajtur ENFAST.

Gjatë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me autoritetet austriake është ardh në përfundim që Lufaj ishte me banim në fshatin e tij ë lindjes në perëndim ë Kosovës, në Deçan.

Me përkrahjen e autoriteteve austriake në vitin 2016 në Policinë e Kosovës, respektivisht tek Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU) është themeluar Ekipi për Persona të Arratisur (FAST KOSOVA) dhe ky ekip është integruar në ENFAST (Europian Network for Fugitive Active Search Teams). Pas dorëzimit të rastit, dje me 23 maj 2017 nga autoritetet austriake tek Ministria e Drejtësisë dhe pastaj Prokuroria dhe Gjykata Kompente, Ekipi për persona të arratisur (FAST KOSOVA) së bashku me njësit e vëzhgimit dhe NJSI (Njësia Speciale Intervenuese) e Policisë së Kosovës kanë reaguar dhe në orët e pasdites të së njëjtës ditë kanë arrestuar Hime Lufaj në Deçan.

Tashmë MPB ka nënshkruar marrëveshje me organizatat dhe rrjetet ndërkombëtare rajonale si FRONTEX, SEEFEG dhe OLAF dhe dalë ngadalë po bëhen pjesë e familjes Evropiane që ofrojnë siguri por gjithnjë duke cekur nevojën e të qenit pjesë e Interpol-it dhe Europol-it, transmeton Indeksonline.

Intervenimi dhe arrestimi i djeshëm tregon që Policia e Kosovës në veçanti autoritetet kosovare të Drejtësisë në përgjithësi janë eksportues të sigurisë në rajonal e më gjerë dhe kjo tregon edhe sukseset e mundshme që mund të arrihen kur Republika e Kosovës dhe Policia e saj bëhen pjesë e familjes evropiane dhe botërore.

Fast Kosova që nga themelimi i saj në Qershor të vitit 2016 e deri më sot ka kryer rreth 20 arrestime të profilit të lartë të karakterit ndërkombëtar (shtetas të huaj apo kosovar) dhe ka listën me 10 persona me prioritet e që këto prioritetet ndryshojnë varësisht nga arrestimet e mundshme. Falë bashkëpunimit që ky ekip ka me partnerët e vet në Evropë dhe më gjerë, shumë persona të tjerë tashmë të arrestuar në shetet e Evropës presin ekstradimet nga shtetet e jashtme për në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme