Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se terrorizmi është një problem mbarëbotëror, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.
“Këto kërcënime asimetrike, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar sigurisht që përbëjnë një kërcënim serioz edhe për sigurinë tonë. Terrorizmi aktualisht është më parësori në mesin e kërcënimeve. Për të kapërcyer të gjitha këto probleme është kusht që të tregohet vendosmëri, një qasje parimore dhe të qëndrueshme”, deklaroi Erdogan në aeroportin e Ankarasë, përpara largimit për në Bruksel.
”Në veçanti, aleatët e NATO-s janë të detyruar të qëndrojnë në një solidarizim të plotë dhe në bashkëpunim. Sulmet në muajt e fundit në Shën Petërburg, Stokholm, Paris dhe Mançester na kanë treguar se terrorizmi nuk është një çështje rajonale”, theksoi ai.
“Tashmë çdokush duhet ta pranojë këtë të vërtetë. Terrorizmi sot nuk është problem vetëm i një vendi, por i gjithë botës. Çështjet globale mund të zgjidhen vetëm me një bashkëpunim në përmasa globale. Ende në disa vende vërejmë se vazhdohet të kryhen privilegje, ndarje si ‘terroristi im, terroristi yt’. Është kusht që të distancohemi nga këto. Çështjet globale mund të zgjidhen nëse çështja diskutohet në përmasa globale”, shtoi presidenti turk.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...