Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Gjakovë, në kuadër të takimeve parazgjedhore me strukturat e partisë dhe qytetarët.
Hoxhaj ka takuar strukturat e PDK-së, duke përfshirë edhe degën e Gruas Demokratike në Gjakovë, me të cilët kanë biseduar për mobilizimin për zgjedhjet e 11 qershorit dhe për programin e Fillimit të Ri.
Hoxhaj ka thënë se PDK është parti e vendimeve të mëdha dhe është partia e cila përmes programit për Fillimin e Ri do ta çojë Kosovën drejt zhvillimit.
“Koalicioni parazgjedhor i PDK-së me partner është koalicion i vendimeve të mëdha politike, euro-atlantike dhe ekonomike. Këto vendime do të krijojnë vende të reja të punës me zhvillimin e ndërmarrësisë së vogël dhe të mesme, si dhe përmes investimeve të huaja direkte dhe reformave buxhetore dhe fiskale”, ka thënë Hoxhaj. Hoxhaj po ashtu ka mbajtur ligjëratë në Shkollën e Gjuhëve të Huaja.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...