Google ADS

Muhaxhiri: Premtimi i PDK-së për rritjen e pagave, do të ketë efekt

18:33 | 24 Maj 2017
M. A.

Analisti politik Artan Muhaxhiri ka komentuar çështjen e premtimit të sapodhënë të Kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit i cili tha se do të ketë rritje pagash prej 30 për qind në sektorin publik.

Muhaxhiri thotë se një premtim i tillë i bërë nga Partia Demokratike e Kosovës do të ketë efekt pasi qytetari i varfër në vend e beson vetëm një gjëje të tillë.

Në debatin televiziv Zona Zgjedhore, Muhaxhiri shtoi se edhe partitë tjera politike duhet të fillojnë me premtime të tilla për rritje pagash, pasi premtimet për luftimin e byrokracisë nuk çojnë peshë.

”Ky është një premtim që do të ketë efekt. Është një premtim që duhet ta bëjnë edhe partitë e tjera”.

”Nëse qytetari i varfër i beson një premtimi është ai për rritjen e rrogës. Është nje premtim, fokus, që pritet nga të gjithë qytetarët. Premtimet për luftimin e byrokracionit nuk çojnë peshë. Por, premtimi për rritje pagash është dicka tjetër”.

”Pa sundim të ligjit edhe idetë e mira dështojnë. Duhet që këto premtime të jenë më të konkretizuara me periudha kohore me hapa e faza të ndryshme. Sot ishte një hap përpara për PDK-në në krahasim me ditët e kaluara. Por, vetëm me këto premtime nuk çojnë peshë, sepse ka probleme edhe në sektorin privat”.

”Në fund të fundit jemi mësuar me këto premtime të fushatave zgjedhore. Nëse realizohen 10 apo 20% të këtyre premtimeve do të ishim të kënaqur”.

”Çështja kryesore do të ishte premtimi prej 30%. Këtë e kanë menduar mirë ekspertët e PDK-së se si do ta realizojnë sepse në fakt në sistemin publik të Kosovës janë rreth 30 mijë njerëz tepër dhe BE gjithmonë kërkon që të largohen këta njerëz sepse e kanë mbingarkuar administratën publike”.

”Ajo çka duhet është se si do t’i largojnë këta njerëz. Premtimi për rritjen e pagave prej 30% është pjesa më e mirë e premtimeve të bëra deri më tash”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme