Shpërthim në Somali, pesë të vdekur

18:36 | 24 Maj 2017
Arbresh.info

Një shpërthim që ka ndodhur në kryeqytetin e Somalisë ka lënë së paku pesë civilë të vdekur e ka plagosur gjashtë të tjerë.

“Ne kemi konfirmuar pesë civilë, përfshirë një nënë e djali i saj kanë vdekur”, ka thënë Abdifatah Omar Halane, zëdhënës i kryebashkiakut të Mogadishut, transmeton portali arbresh.info.

Bombardimet e tilla janë bërë gati përditshmëri në kryeqytetin e Somalisë. Shumica prej tyre janë të kryera nga milicia e al-Shabaab që ka lidhje me al-Kaidën, që është duke provuar të rrëzojë qeverinë e mbështetur nga OKB-ja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme